News

Rama paralajmëron lehtësime të tjera, por tregon shqetesimin e madh

.

Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme, me anë të një postimi në Facebook eshte shprehur se “E diela do të pasohet me lehtësime të vazhdueshme të masave shtrënguese”, por që sipas tij “mbetet gjithsesi meraku i sjelljes individuale sipas rregullave për të mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë”.

Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se deri me daljen e vaksinës, jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri me kufizime që fillojnë nga vetëdija njerëzore e gjithsecilit.

Postimi i plotë:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit.

Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News