News

U prek nga koronavirus/ Kjo nuk ka ndodhur kurrë! Ajo që i ndodhi Veliajt mos i ndodhtë as hasmit

Mund të jetë ndoshta ndodhia e parë në histori. Zor të gjendet një rast i dytë, këtu a gjetkë, që një politikani ti urohet vd.ekja kaq masivisht sa ka ndodhur sot në Shqipëri. Por ja që ndodhi edhe kjo, dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një populli të fru struar që, krejt i pashpresë përballë politikanëve që kanë zënë rob të ardhmen e tyre, mban sytë nga qielli dhe uron vde.kjen e tyre.

Kjo ka ndodhur me Erion Veliajn.

Në këto kohë të vështira pandemie, kur të gjithë janë të frikësuar dhe ndjekin orë e minutë rritjen e shifrave të të prekurve dhe vdekjeve, mendja ta thotë se çdo lajm që vjen nga personazhet e njohur dhe ka lidhje me koronavirus, trondit. Ditën e djeshme u tha se ishin infektuar 3 deputetë të Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nëse për deputetët lajmi kaloi qetësisht, për lali Erin që edhe njoftimin e kishte patetik shkaktoi nje furtunë të vërtetë.

E pabesueshme!

As ushtria e PR e Lalit nuk e përballoi dot lumin e mall.kimeve qe ranë mbi të. Edhe sikur e gjithë armata mbrojtëse propagandistike e qeverisë të vihej në punë, ishte absolutisht e pamundur të përballohej ai lumë zemërimi.

Çfarë mllefi! Çfarë urr ejtje!

Pothuaj në çdo koment të ndeshur në rrjetet sociale, në portalet ku u publikua lajmi etj, panorama ishte po ajo: fyerje, mallkime, urime per vd.ekjen e tij, thënë në mënyra dhe format nga më të ndryshmet.

E pabesueshme deri ku mund të shkojë zemërimi i një populli.

Ku i dihet, Zoti bën mrekulli për popullin e të merr pranë vetes, janë komentet e llojit më të sjellshëm për kryetarin e Tiranës deri tek ata me makabritete nga më të tmerrshmet që për etikë nuk po i përmendim.

Askush nuk do të donte të ishte ne vendin e Erion Veliajt sot! Kjo është e sigurt. Erioni ka njoftuar se është mbyllur në shtëpi. Mirë ka bërë!

Me këtë rast, me siguri ka kohë mjaftueshëm për ta parë me sytë e vet se sa shumë e do ky popull. Ka kohë për të kuptuar se i zgjedhur me dhunë e ma.shtrime siç u zgjodh ai dhe të ngjashmit e tij, ai fitoi karrigen, por jo popullin që pretendon se drejton.

Diçka duhet të mësojë për veten dhe pushtetin e tij Erioni, edhe pse në mënyrën më të keqe të mundshme. Nuk duhet të jetë e lehtë të lexosh me sytë e tu kaq shumë mallkime dhe urime që… të vde.sësh.

Pati shumë nga ata që as nuk e morën seriozisht lajmin e dhënë nga Lali se ishte prekur nga Corona. E quanin të stisur. Pr opagandë alla Erion. Kishte aludime që kryetari do shijonte ca ditë plazh andej nga Havai, siç bën rëndom kur ngarkohet nga puna e rëndë që ka.

Jemi në prag zgjedhjesh ne? Epo ja cili është mendimi i shqiptarëve për këtë racë politikanësh. Përkthejeni vetë në vota. Vjen një ditë që pr.opaganda e stisur apo PR siç i thonë tani, të kthehet në bumerang /Pamfleti

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

1 Comment

  1. Perfaqesokan popullin keta shpirtvrerosur, qe dine vetem te shajne e mallkojne? Vreri i tyre esnte ushqyer nga nje propagande e helmuar, qe eshte pasoje e trashegimise se kohes se mbylljes se papare 40 e ca vjecare qe egersoi njerezit deri ne kete shkalle degradimi, po, per fat te mire, jo te gjithe, jo edhe ata qe i kane hapur syte dhe dine te dallojne te miren nga e keqja.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News