News

Shuhet “Partizani i vogël Velo”

Ka nderruar jete në moshën 90 vjeçare Konstandin Ropi, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi prindërit u vr ane nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare.

Historia e tij frymëzoi një film të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Ku rolin e partizanit Velo e ka luajtur Petro Papakosta.

Pas Çlirimit ai ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës. Që nga viti 1958 kreu detyra të ndryshme deri në Shef Shtabi Brigade.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë. Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në lu ftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

Ceremonia e varrimit bëhet sot në qytetin e Korçës në orën 14.00.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

1 Comment

  1. ka marre medalje pa bere lufte ;; komunistta jepnin medalje per ti rritur mendjen ;;kur ne demokracie te rrisin rrogen te japin dollare jo letra boshe ;; drejtori uzines Renault merrte miliona per punen e mire qe bente ;;; jo letra medalje koti ;;ne pesion sa merrrte 100 dollare ne muaj dhe hante buke me kos ;; ;;;;; barcaleta komunstash gjenin cobane dhe i frynin si tullumbaca boshe ;;kishte shume trima amerikane angleze skoceze gjate luftes se 2 boterore;; dhe churchilli rousvelti i falenderonte per pune e mire per trimerite e tyre ;;por si jepte dekorata boshe ;;

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News