News

Mjekët vërejnë simptoma të reja të COVID: Kushtojini vëmendje prisni 3-4 ditë që ta zbulojë testi!

Nashville – Statistikat në vende te ndryshme tregojnë një rritje të rasteve të COVID-19 kryesisht tek njerëzit e moshave 20 deri në 30 vjeç dhe tani mjekët thonë se ata po konstatojnë simptoma të ndryshme midis pacientëve të tyre në moshë të re.

“Nga i gjithë vendi po shohim më shumë të rinj që vijnë për kujdes mjekësor dhe shpesh duhet të shtrohen në spital,” tha Dr. William Schaffner, një profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt.

Shpërthimi i rasteve të tilla reflektohet në qytete si Nashville, ku të rriturit më të rinj të moshës 25 deri në 34 vjeç janë duke përbërë shumicën.

“Pas pak ditësh, ato fillojnë të zhvillohen dhe ata po tregojnë disa simptoma të reja,” shpjegoi Dr. Alex Jahangir me Task Force Coronavirus të Metro Nashville.

Ndërsa temperatura fillimisht ishte shenja e parë treguese e koronavirusit,, tani shumë nuk e kanë atë.

“Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu që të rinjtë shpesh vijnë pak a shumë, për befasinë tonë pa temperaturë dhe një dhimbje barku duket se i prek ato pak më shumë,” tha Schaffner.

Simptoma të tjera janë të vjellat, diarreja, humbja e shijes dhe aromës dhe dhimbje koke të forta.

Klinikat në Nashville thonë se telefonat e tyre bien për pacientët më të rinj me COVID-19 që vuajnë nga migrena që i torturon, diçka që ata nuk ia kanë gjetur akoma ilaçin.

“Ne kuptuam se ky virus mund të bëjë një sërë dëmesh tek ju, duke filluar që nga pa asnjë simptomë, simptomat e buta, tek një koleksion më i madh i simptomave … që padyshim mund t’ju sëmurë shumë dhe t’ju bëjë të vini në spital dhe prish mënyrën se si të funksionojnë organet tuaja,” shpjegoi Schaffner.

Vigjilenca është thelbësore. Kushtojini vëmendje secilës prej këtyre simptomave, izolohuni dhe prisni disa ditë para se të testoheni. Shpesh testet po shfaqen negativë, nëse merren shumë herët, në fillim të sëmundjes.

Mjekët sugjerojnë që të testoheni rreth katër ditë pasi të filloni të ndjeni simptoma, në këtë mënyrë virusi do të shfaqet në tampon.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News