News

Gjenden 15 milionë euro të fshehura brenda murit te nje banese

Jane gjetur rreth 15 milionë euro të fshehura brenda një muri, në një banesë në Milano të Italisë.

Zbulimi u bë nga policia, në vijim të kontrolleve për dr ogë në zonën e Lombardisë.

Shuma e majmë e parave me prerje nga 20 deri në 500 euro, u zbulua në 28 kuti të sistemuara brenda një muri artificial.

Kjo bëri që policia të arestoje tre persona të dyshuar, të shënjestruar për trafik dro ge.

Përveç parave të zbuluara gjatë kësaj fundjave në mur, agjentët gjetën edhe 167 mijë euro të tjera, të ruajtura brenda një kasaforte, në një ofiçinë makinash.

Që të gjitha paratë u sekuestruan, si frut i aktivitetit kri minal.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News