News

13 leksionet e rëndësishme që na dha kjo kohë për jetën

Koronavirusi na mësoi dhe do të na mësojë shumë, mjafton të dimë ta dëgjojnë: 13 leksione që duhet të mësojmë nga përvoja që kemi kaluar

Na ka mësuar që pavarësisht çfarë kemi arritur në jetë, para sëmundjes jemi të gjithë të barabartë. Na ka mësuar që të gjithë jemi të lidhur; diçka që na godet ne do të prekë edhe të tjerë dhe kufijtë fals që kemi vendosur kanë pak vlerë.

Na ka mësuar se shëndeti ynë ështe ndër gjerat më të çmuara dhe nëse nuk kujdesemi për veten, sëmuremi. Na ka mësuar që jeta është e shkurtër dhe duhet të bëjmë gjërat që janë më të rëndësishme; të ndihmojmë të tjerët e sidomos ata që janë të moshuar ose të sëmurë. Na ka mësuar se sa materialiste është bërë shoqëria dhe se si në momente vështirësie rizbulojmë elementet bazë për të cilat kemi nevojë (ushqim, ujë, ilaçe)

Na ka mësuar sa e rëndësishme është jeta jonë famijare dhe se sa e lëmë pas dore ditë pas dite. Na ka mësuar se puna jonë nuk është puna jonë sepse nuk është ajo që bëjmë arsyeja për të cilën jemi krijuar; detyra jonë e vërtetë është të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të mbrojmë të dashurit tanë. Na ka mësuar se duhet të mbajmë nën kontroll egon tonë sepse s’ka rëndësi sa bukur mendojmë apo sa të zotët janë të tjerët; një virus mund ta ndalë botën tonë.

Na ka mësuar se ose duhet të mësohemi të jemi të durueshëm, ose t’ia dorëzojmë veten panikut. Na ka mësuar se ky mund të jetë fundi, por edhe një fillim i ri; mund të jetë një moment reflektimi, mirëkuptimi nga ku mund të mësojmë nga gabimet tona.

Na ka mësuar që Toka është e sëmurur dhe duhet të paguajmë faturën për çdo gjë të keqe që i kemi bërë. Na ka mësuar se pas çdo ngjitjeje, ka gjithmonë një dishezë; jeta është një proces ciklik dhe ne po jetojmë fazat e këtij cikli. Ndërkohë që shumë e shohin Koronavirusin si një fatkeqësi të madhe, ti mund ta shohësh si një moment korrigjimi dhe të përmirësosh të ardhmen.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News