WWF NGRE ALARMIN: TOKA NË RREZIK! PANDEMI, INSEKTE, ZJARRE PERMBYTJE DHE…


Nga pandemia teK pushtimi i karkalecave, nga zjaret në Australi deri te përmbytja e Venecias, mesazhet e alarmit të lëshuar nga planeti jonë, ndjekin njëri-tjetrin pa pushim dhe koha për të reaguar reduktohet çdo ditë e më shumë.

“Duhet të lidhim sinjalet për të garantuar një të ardhme të sigurt”, thotë WWF, Fondi i Jetës së Egër në Botë, në Ditën Botërore të Ambientit, duke u ndalur dhe duke lidhur bashkë emergjencat më të fundit të këtyre 18 muajve.

Sipas fondit, të gjithë këto mesazhe të lëshuara nga Toka, janë elementë të një klithme për ndihmë që ka nevojë për përgjigje konkrete që të kalohet në nivelin pasues, ose në atë në nivel në të cilin kushtet tona të jetës, shëndetit dhe mirëqenies, garantohen dhe mbrohen.

Organizata botërore që i dedikohet ruajtjes së natyrës, është kthyer në nëntorin e 2018-s, duke kujtuar një studim gjerman që ka treguar se si në 27 vite ka patur një reduktim prej më shumë se 75 përqind të biomasës së insekteve, që përbëjnë bazën ushqimore për të gjithë njerëzimin. Ndaj ajo kërkon ndalimin e pesticideve më vde kjeprurës.

Fondi ka cituar katastrofa të ndryshme të ndodhura vetëm vitin e fundit. Zjarret në Amazonë, shkrirjen e akujve në Arktik, përmbytjet në Venecia, shkrumbimin e Australisë dhe më pas edhe pushtimin e karkalecave në Afrikë. E në përfundim, vdekja e koraleve, i nxehti në Antarktidë dhe pandemia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *