News

U takua më Ardi Veliun, Zaida Çobos merr vendimin e papritur

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka kërkuar ndjesë publike Zaida Çobos, nënës së 14-vjeçarit të rra hur tek liqeni Artificial.

Veliu ka pritur sot Çobon në zyrën e tij duke u përpjekur të sqarojë kontekstin e komentit të bërë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku përdori etiketime morale duke nxjerrë edhe një video të marrë nga profili i saj personal në rrjetet sociale.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lën duar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Veliu pas bisedës, njofton Policia e Shtetit.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News