News

Studimi i fundit/ Ja pse Covid-19 shkakton humbje te shijes dhe te nuhatjes, çfarë thonë ekspertët

Një nga simptomat dalluese të koronavirusit është humbja e nuhatjes dhe shijes.

Sipas një studimi të publikuar nga BBC, ka ndryshim mes nuhatjes që ndodh kur jemi të sëmurë me grip apo ftohje, dhe asaj nga virusi.

Studiuesit evropianë, thonë se humbja e nuhatjes që vjen si pasojë e koronavirusit është shumë ndryshe nga ajo që përjeton dikush nga një i ftohtë i keq ose nga gripi.

Kur pacientët e prekur nga Covid-19 kanë humbje të nuhatjes, ajo ka tendencë të jetë e papritur dhe e cuditshme  pasi nuk vihet re as bllokim hundësh dhe pacientët marrin frymë lirisht.

Një tjetër gjë që i veçon të prekurit me koronavirus është është humbja totale e shijes.

Shqisa e nuhatjes del jashtë funksionit, thonë studiuesit në revistën Rhinology. Njerëzit që vuajnë nga ky virus nuk mund të bëjnë dot dallimin nëse po hanë diçka të ëmbël apo të thartë.

Sipas ekspertëve, kjo vjen për shkak se pandemia ndikon në qelizat nervore që luajnë rol thelbësor në erën dhe ndjesinë e shijes.

Ja cilat janë simptomat kryesore të koronavirusit:

-temperaturë e lartë

-kollë e vazhdueshme

-humbje e nuhatjes dhe e  shijes

Prof Andreë Lane, një nga eksertët që merret me problemet e hundës dhe sinuseve në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, e ka kryer studimin e tij duke marrë  mostrat e indeve nga pjesa e prapme e hundës, për të kuptuar se si koronavirusi mund të shkaktojë humbje të nuhatjes.

Ata identifikuan nivele jashtëzakonisht të larta të një enzime të quajtur ACE-2 (enzima konvertuese e angiotenzinës II), e cila ishte e pranishme vetëm në zonën e hundës.

Kjo enzimë mendohet të jetë hapësira që lejon koronavirusin të futet në qelizat e trupit dhe të shkaktojë një infeksion.

Pra ky studim thotë se hunda është një nga vendet, përmes së cilës Covid-19, hyn në trup.

Po bëhen më shumë eksperimente në laborator për të parë vërtetësinë e këtij studimi, pasi nëse do të jetë kështu, pandemia do të trajtohet më lehtë përmes një terapie antivirale nga hunda.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News