News

Studimi i fundit: Ja arsyeja pse disa sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë lehtë

Mjekët shume here thonë se koronavirusi ka sjellje të ndryshme per persona të ndryshëm dhe disa e kalojnë lehte dhe të tjerë jo.

Po përse ndodh kjo? Përgjigjen e ka dhënë një studim që është realizuar në Universitetin Stanford, në Britani.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore “Science” thuhet se devijimet imunologjike dhe mangësitë brenda një mostre bëjnë dallimin mes rasteve të rënda dhe atyre më të buta të koronavirusit të ri.

Zbulimet thonë se dallimi ka të bëjë kryesisht me sistemin e lindur imunitar evolucionar të pacientit, i cili është përgjegjës për pikasjen dhe eliminimin e viruseve apo patogjenëve të dëmshëm dhe rrjedhimisht reagimin ndaj infeksionit COVID-19.

“Zbulimet tregojnë se si sistemi imunitar keqfunksionon gjatë infeksionit të koronavirusit dhe kjo shkakton gjendje të rëndë të sëmundjes,” tha autori i studimit Bali Pulendran.

Po ashtu, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se në rastet e rënda të sëmundjes COVID-19, pacientët zotëronin “nivele të larta molekulash që nxisin inflamacionet”.

Po ashtu janë vënë re nivele të larta mbetjesh bakteriale në gjakun e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19.

Sa më shumë mbetje të tilla, aq më i sëmurë ishte pacienti dhe aq më shumë substanca pro-inflamatore qarkullonin në gjakun e tij.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News