News

Reagon ashper mjeku Tritan Kalo: Politikanet po shkaterrojne mjekesine, se paku te heshtin..

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka treguar se ne kohen e koronavirusit duhet te degjohen vetem keshillat e specialisteve ndersa me nje artikulim te ashper ai eshte shprehur se politikanet qe demtuan sistemin shendetesor ne vend, se paku duhet te heshtin.

Mesazhi i Kalos:
EPIDEMITË kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj DUHET të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to…..JO dhe vetëm JO Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të MANTELBARDHËVE…..POLITIKANËT rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku DUHET TË HESHTIN në këto kohë COVIDIANE….ISHIN MEDIOKRITETI dhe PARTITIZMI i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin EPIDEMIOLOGJIK dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..

PULITIKANËT tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…

SOT me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat DUHEN shpënë më tej, SHPRESOJ se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojëshme të FUNKSIONALITETIT të tij….PROFESIONALIZMI kurdoherë duhet të prevalojë mbi POLITIZIMIN në Shëndetësi…..SË BASHKU me ju Bashkëkombasit e mi, SHPRESOJ SE DO JA DALIM MBANË edhe në përballjen me COVID-19!!!

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News