News

OBSh jep lajmin e mirë, por ka dhe një paralajmërim për të gjitha shtetet

Shtetet më të goditura nga koronavirusi në Europë, si Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca kanë parë një ulje të lehtë të bilancit të viktimave gjatë orëve të fundit.

Ky është konsideruar si një lajm i mirë nga OBSh, teksa ka bërë një thirrje për të gjithë shtetet. Drejtori general Tedros Adhanom Ghebreyesus i paralajmëroi të gjithë duke thënë se:

“Heqja e masave kufizuese shumë shpejt mund të sjellë një ‘ringjallje vdekjeprurëse’. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme nëse nuk menaxhohet siç duhet”.

Që prej marsit, Kina, vendi ku shpërtheu epidemia ka patur rënie të ndjeshme të rasteve ndërsa Europa po shënon çdo ditë shifra më të ulëta nga sëmundja.

Tedros shtoi se ka pasur një “përshpejtim alarmant” të rasteve në vende të tjera, veçanërisht në Afrikë. Ai tha se OBSh po sheh grupime të rasteve dhe përhapjes në komunitete, ku virusi përhapet pa një burim të njohur, raporton noa.al duke cituar CNBC.

Në të gjithë botën, është paraqitur kërcënim në sistemet e kujdesit shëndetësor pasi nuk kanë munguar rastet kur janë infektuar anëtarë të personelit./

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News