OBSH flet për hapjen e kufijve/ Vjen njoftimi i rëndësishëm dhe për kthimin në normalitet: Shtetet të bëjnë këtë..


OBSH ka njoftuar se ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe vendet duhet të bëjnë më shumë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tyre.

Rritja e infeksioneve ka bërë që shumë vende të rimarrin disa vendime për kufizimet e udhëtimeve. Vetëm me implementimin e masave të rrepta shëndetësore e deri tek shmangia e turmave, bota do të arrinte të kapërcejë pandeminë, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Aty ku ndiqen masat, aty edhe do të ketë rënie të rasteve, ndërsa në vendet ku nuk zbatohen rregullat, rastet mund të pësojnë rritje”, tha ai, ndërsa vlerësoi Kanadanë, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për menaxhimin e shpë rthimeve.

Ndërkaq, kreu i Programit të Emergjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se vendimi për kufizimin e udhëtimeve nuk është i qëndrueshëm.

“Do të jetë pothuajse e pamundur që vendet t’i mbajnë kufijtë e mbyllur deri në një kohë të pacaktuar. Ekonomia duhet të hapet, njerëzit duhet të punojnë, tregtia duhet të rifillojë”, theksoi Ryan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *