News

Mjeku i njohur Roland Xhaxho i prekur nga koronavirus, ja si është gjendja e tij

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar lajmin se mjeku i njohur Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, thuhet se Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

“Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.” Thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News