News

Heqje lirie për ata që nuk respektojnë orarin disa here, ja masat lehtësuese që nisin prej së hënës

Që prej ditës së shtune, vendi ynë ndodhet në karantinë totale, pasi asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia dhe gjithçka është e mbyllur. Kjo masë, pritet të jetë në zbatim deri mëngjesin e së hënës, ku deri në orën 05:00 mund të dalin vetëm rastet emergjente apo personat që shkojnë në punë.

Ashtu si dhe javën e kaluar, nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.

Javën që vjen,kryeministri ka paralajmëruar se mund të zgjerohet fasha e orarit të lëvizjes së këmbësorëve, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur. Gjithashtu pritet edhe një zgjerim i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Nga ana tjetër, paralajmërohet burg për shkelësit.

1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet

1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News