Sport

Mërgim Mavraj jashtë planeve trajnerit të Kombëtares

Mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj është një ndër futbollistët që kanë dhënë kontribut tepër të rëndësishëm me Kombëtaren shqiptare.

Mbrojtësi që ofronte cilësi, siguri dhe lojë të mirë me topin nëpër këmbë, duket se nuk është më në planet e trajnerit të Kombëtares.

Në grumbullimin e fundit të kuqezinjve, Mavraj u aktivizua në ndeshjen ndaj Francës, por jo më në atë ndaj Islandës, pasi trajneri bëri të ditur që në konferencë se ka nevojë të afrojë dhe të testojë futbollistë të rinj.

Në vend të Mavrajt, ndaj Islandës luajti Kastriot Dermaku.

Ndërkohë Mavraj po aktivizohet vazhdimisht si titullar me skuadrën e Grojther Fyrtit, mirëpo deri më tani, teksa janë shpërndarë ftesat për të gjithë lojtarët, emri i Mërgim Mavraj nuk është përfshirë në listën e trajnerit.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:Sport