Pavarsisht paralajmërimit të OBSH-së për të mos liruar masat ndaj koronavirusit, Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mërkurën e ardhshme.
Lehtësimi i masave vjen pasi numri i të prekurve me Covid-19 në vendin skandinav është stabilizuar.
Megjithatë, masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se 10 personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën 1 muaj.
Kryeministrja Mette paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht.
“Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.
Deri më tani Danimarka raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 viktimash.