Habit gazetari i njohur: Është e kotë të shpëtojme pleqtë, obezët dhe duhanpirësit, brenda dy viteve do te..


Fillimisht gafa dhe pastaj ndjesa e vonuar, pasi deklarata e tij shkaktoi zhurmë të madhe.

“Po shpëtojmë 80-vjeçarët, obezët dhe duhanpirësit. Është mirë që të maten interesat, pasi kushedi sa dëm ekonomik do të sjellë shpëtimi i njerëzve që me siguri do të vd esin brenda dy vitesh”.

Është kjo deklarata e bërë nga gazetari Jort Kelder, me anë të një postimi në Twitter, duke folur për emergjencën e koronavirusit.

Mesazhi i 55-vjeçarit holandez, ngjalli polemika të shumta, për shkak se Kelder është mik i afërt me Kryeministrin Mark Rutte, shkruan noa.al.

Pas valës së kritikave, ai u mundua që të riparojë gabimin duke shkruar, “Nuk po këshilloja të vriten të moshuarit dhe obezët. Por le të mundohemi ti ndihmojmë, por duhet ti kushtojmë vëmendje edhe ekonomisë. Mendojmë gjithnjë për shëndetin, por a jemi të sigurtë se ka më shumë prioritet se ekonomia?”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *