News

“Ky është një hap i shumëpritur”, Edi Rama jep lajmin fantastik: Ja cfare ndodh në 14 maj

Rama njoftoi sot miratimin e marrëveshjes së lidhjes së Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale.”

“Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!”, shkruan Rama.

Postimi i plote i Edi Ramës në Facebook:

“LAJM I MIRË

U miratua më në fund marrëveshja e lidhjes të Operatorit të Transmetimit të Kosovës “KOSTT” me Operatorët e Transmetimit të Europës Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në datën 14 Maj 2020!

Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet KOSTT dhe OST për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vënien në punë të linjës 400kV Shqipëri-Kosovë dhe zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike” – shkruan Rama.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News