Italia zgjedh kengetaren shqiptare Irma Libohova për të kënduar në Ditën e Pavarësisë


Italia festoi Ditën e Pavarësisë më 25 Prill,, një ditë e shënuar e cila e gjeti vendin të mbërthyer nga situata e Koronavirusit.

Në këtë ditë ata kishin zgjedhur 7 artistë të vendeve të ndryshme, mes tyre edhe këngëtaren shqiptare, Irma Libohovën.

Të shtatë artistët kënguan “Bella Ciao”, nga shtëpitë e tyre. Irma u shfaq nga studio e saj, e veshur me këmishë të kuqe ku vihet re detaji i shqiponjës kuqezi.

Në këtë projekt kënduan Tomasso nga Italia, Guillem Rome nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dewis Caldes nga Brazili, Georgios Strimpakos nga Greqia, Laye Ba nga Senegali dhe Irma Libohova nga Shqipëria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *