News

Itali, autopsitë tregojnë shkakun e vertete te humbjes se jeteve të pacientëve me koronavirus

epa08227954 Employees work in the DaAn Gene laboratory in Guangzhou, Guangdong province, China, 19 February 2020. DaAn Gene Company of Sun Yat-Sun University focuses on the development and application of fluorescence PCR diagnostic kits. The company has developed the Covid-19 RNA detection kit. Many hospitals in Guangdong province are sending blood samples of patients for testing and the results must be finished within 24 hours. According to media reports, the Covid-19 coronavirus has left 2,000 people dead and infected 74,186 people in China. EPA-EFE/ALEX PLAVEVSKI

Pse kaq shumë të humbje jetesh nga Covid-19?

Zbulimi i një prej shkaqeve të mundshme të pacientëve me koronavirus vjen nga Bergamo, nga spitali Papa Giovanni XXIII.

Siç raporton “Corriere della Sera”, mjekët kanë vendosur të kryejnë autopsitë, pavarësisht paralajmërimit të Ministrisë.

“Na thonin, në thelb, të mos bënim autopsi tek pacientët qe kishin nderruar jete nga Covid-19. Nuk duhej të bëheshin teste autopsie nëse njihet shkaku i vdekjes, ishte arsyetimi bazë. Por ishte mjaftueshëm e qartë që kjo sëmundje po manifestohej në forma të ndryshme, të shumta, duhej të kuptonim”,  tregon Andrea Gianatti, drejtor i Departamentit të laboratorit dhe Anatomisë patologjike të spitalit bergamask.

 Autopsitë e Bergamos nxjerrin shkakun e humbjeve te jeteve.

Kështu, doktor Gianatti dhe një koleg i tij, doktori Aurelio Sonzogni, vendosën të proçedojnë me testet post-mortem (pas vdekjes), që filloi me 19 mars. Janë bërë 75 autopsi dhe rezultatet kanë treguar se vdekja e një përqindje të lartë të sëmurësh me Covid-19 nuk ishte si pasojë e një infeksioni pulmonar të rëndë.

“Më shumë pacientë kishin nderruar jete si pasojë e trombozës, që shpesh ishte manifestuar pas fazës akute të polmonitit, pra pas simptomave më tipike të provokuara nga koronavirusi,”- shpjegon Gianatti .

Teoria më e besueshme, sot, e lidhur me këtë zbulim, është që virusi ngjitet tek disa receptorë që ndodhen gjatë enëve të gjakut.

Nga ky kërkim, i publikuar në Preprint në MedRxiv dhe në provimin e The Lancet, u vërejt se ulja e vdekshmërisë ishte e lidhur me trajtimin antitrombotik me heparinë, ilaçi antikoagulant për të cilin Agjencia Italiane e Ilaçeve (AIFA) më pas ka autorizuar eksperimentimin klinik.

“Duket absolutisht i dobishëm, por jemi akoma në fazë përcaktimi, pra nuk ka akoma siguri- shton Gianatti -, gjithçka do stabilizohet, por këto janë vlerësime që u takojnë kolegëve të mi klinik”. Trajtimi me heparinë ka nisur edhe në spitalin Luigi Sacco të Milanos, i vetmi spital në Itali, bashkë me Papà Giovanni XXIII, janë bërë autopsitë. Rezultatet dhe i gjithë kërkimi janë në fazë vlerësimi në seksionin Infectious Diseases të The Lancet, revista e mirënjohur e Elsevier.noa

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News