News

Gjermania gati per rihapjen e kufijve me keto 31 shtete

Gjermania eshte duke planifikuar të rihape udhëtimet për shtetasit e 31 vendeve evropiane, nisur nga data 15 qershor.

Gjermania, ashtu si dhe shtetet e tjera të BE por edhe më gjerë, ka mbyllur kufijtë në mes të marsit, në përpjekje për të ndaluar përhapjen ne mase te koronavirusit.

Sipas një propozimi të parë nga agjencia e lajmeve DPA, Gjermania planifikon t’i rihapë kufijtë me të gjitha vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe dhe me katër anëtarët e zonës së lëvizjes së lirë, Schengen: Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.

Plani pritet të dërgohet të mërkurën për miratim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjermania ka thënë se ka vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit duke konfirmuar mbi 180,000 raste të të infektuarve dhe rreth 8,300 humbje jetesh.

Numri i relativisht i ulët i jeteve te humbura në krahasim me vendet e tjera evropiane, i është atribuar testimit masiv.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News