News

Gazetari zbulon pjesë të reja nga ditari i familjes Josifi me citime të Akil Panos, befasohet pastori: Kjo e bën…

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kombinat. Në emisionin “Open” në Top Channel, gazetari Andi Bora publikoi një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Gazetari tha se vajzat mbanin shënime që në viti 2006 dhe në atë kohë ato kishin shënuar disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk janë njohur personalisht me ne. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.

Vajzat kanë qenë anëtare e një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të tre vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Mesazhi ynë kthehet dhe mesazhe e jo jete. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News