Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është gjallë, por nuk deshiroi te jepte detaje mbi gjendje e tij shëndetësore.
I pyetur nga gazetarët per liderin e Koresë së Veriut, Trump tha se “Nuk mund ta them saktësisht, e di se si është ai, por nuk mund të flas për këtë tani”:
“Unë kam një ide mjaft të qartë” për shëndetin e Kim, tha Trump dhe shtoi se “do të mesohet relativisht shpejt” ajo qe ndodhi me liderin e Koresë së Veriut që u zhduk nga jeta publike dhe u konsiderua i sëmurë rëndë.
Dje, zyrtarë të Koresë së Jugut bën thirrje për mospërhapje të lajmeve në lidhje me shëndetin e liderit koreano-verior, Kim Jong-un pasi ende asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Kim Yeun Chul, ministri përgjegjës i marrëdhënieve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, tha se pavarësisht zërave në mediat ndërkombëtare, ne mendojmë se Kim Jong Un mund të ketë munguar prej kaq shumë ditësh në publik për shkak të pandemisë nga koronavirusin, jo sepse është i sëmurë.
Prej disa kohesh, ne mediat ndërkombëtare jane ngritur pikëpyetje të shumta dhe dyshimi kryesor i tyre ka qenë se Kim Jong-un mund të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjikale në zemër që sipas tyre ka kryer lideri koreano verior më datën 12 prill.
Disa media të tjera shkuan edhe më tej teksa kanë deklaruar se ai ka vdekur dhe vendin e tij do ta zerë motra e tij e vogël kurse disa web-media të tjera janë shprehur se Kim mund të jetë me pushime dhe është shumë mirë nga ana shëndetësore, duke e bazuar arsyetimin e tyre në disa pamje satelitore që tregojnë trenin e diktatorit 250 metra të gjatë pranë kompleksit të tij të pushimeve në vendin e quajtur Wonsan.