News

Flet 15-vjeçari Sarandi Çobo (Video)

Ngjarja e cila ndodhi pasditen e së premtes pranë liqenit artificial në kryeqytet rreth orës 16 e 45 minuta ka shikuar te gjithe. Sarandi Çobo, ka qenë duke lëvizur me biçikletë jashtë orarit kur është ndaluar nga policia.

Në një interviste për Tv Klan ai tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Dola xhiro nga liqeni me shokun tim. Kur u përballa me policinë iu thashë se kisha humbur rrugën, dhe në momentin që më ndaluan kisha frikë se mos më merrnin biçikletën se nuk ishte e imja. Jam shumë i hutuar dhe nuk mbaj mend shumë gjëra”.

Policët nuk i kanë besuar versionit të humbjes së rrugës dhe për këtë arsye e kanë ndëshkuar administrativisht. Nëna e adoleshentit, teksa tregon fotot me shenjat, thotë se veprimet e policëve janë të patolerueshme. Ndaj kërkon drejtësi.

Pak ditë më parë ndaj disa drejtuesve të policisë u morën masa për lejim të qytetarëve në kodrat e liqenit jashtë orarit të lëvizjes. Për rastin reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se dhu na është fytyra e shtetit të Ramës dhe oferta e tij e vetme për njerëzit.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News