Fillimi i shkolles, Ministria e Arsimit: Prindërit duhet të zgjedhin nje nga keto skenare


Ministria e Arsimit akoma nuk ka një plan të qartë se si do të zhvillohet mësimi për vitin e ri shkollor, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Ministria ka gati 4 skenarë, të cilat do t;i paraqiten prindërve dhe do të jenë ata që do të zgjedhin se si do të bëhet mësimi në vitin e ri shkollor.

Viti i kaluar shkollor u përball me shumë vështirësi, që nga tërmeti i 26 nëntorit e më pas te pandemia që bëri që mësimi të zhvillohej online.

Por mësimi online kishte problematika të shumta, pasi shumë fëmijë u përjashtuan nga ky proces për shkak të pamundësisë së aksesit në internet.

Këto janë 4 alternativat, mes të cilave prindërit do të duhet të zgjedhin:

1. Shkollat të fillojnë procesin mësimor normalisht, me kapacitet dhe funksionim të plotë (nëse është mundësia), duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

2. Shkollat të fillojnë procesin mësimor me grupe të vogla nxënësish, orë mësimore të reduktuara dhe me turne, duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

3. Shkollat të fillojnë procesin mësimor me mësim të kombinuar në klasë dhe online duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

4.Shkollat të fillojnë procesin mësimor vetëm online duke realizuar mësimin në distancë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *