Ky që shikoni në foto është Arjan Tase, komisari i cili teksa drejtonte një skaf në plazhin e Potamit i mori jetën një fëmije 7-vjeçare.
Menjëherë Tase u shoqërua në Komisariat ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.
Arjan Tase, aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Tase ka qenë i pezulluar më herët pasi akuzohej për lejimin e kultivimit të kanabisit, por është rikthyer sërish në krye të komisariatit të Himarës.
Ndërkohë, sipas “Ora News” mësohet se fëmija që humbi jetën ishte vajzë, e cila quhej Joanda, bijë e Bledar Avdisë, lindur e rritur në Angli me origjinë nga Tropoja.