News

E vërteta e fotos me djaloshin e vogël me pasaportën në duar që ‘pushtoi’ rrjetin! Biseda prekëse me babain: Dua të iki në shtëpi (VIDEO)

Foto e një djaloshi me pasaportën shqiptare që mbante fort shtrënguar në gjoks, bëri xhiron e rrjeteve sociale ditën e sotme.

Ai u bë protagonist i një prej ngjarjeve më prekëse në Kakavijë, ku pas orëve të gjata pritjeje, lodhjeje, kërkonte shtëpinë.  Kakavija u rrethua nga policë, teksa punonjësit në palën greke po bënin pushim.

Prezenca e shumë efektive të uniformave blu u mor nga qytetarët si një sinjal që dogana ishte mbyllur, e për pasojë patën disa përplasje me policinë. Ky fëmijë i vogël, kishte mbetur përtej kordonit të policisë, por nuk ia lëshonte dorën babait të tij. Dialogu babë e bir të rikthen shumë pas në kohë..

Babai- policit: Hapu more, hapu… Ça do (i thotë fëmijës)
Qytetarët: Hapuni se ka djalin
Djali: Dua të iki në shtëpi
Babai: Po ku ta gjej shtëpinë unë këtu, ku ta gjej shtëpinë…
Ndërhyn polici: Hajde tek xhaxhi, hajde tek xhaxhi, hajde të të marr xhaxhi, të dalim pak. Të lutem
Babai: Po ç’të lutem, shiko si më është bërë fëmija, unë s’kam vetëm këtë kam tre, kam dhe dy të tjerët matanë

Ky fëmijë është mes dhjetëra bashkëmoshatarëve të tjerë, të cilët kanë përjetuar momente të vështira pas orëve të tëra në pritje.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News