News

E tme rshme ajo qe po ndodh ne infektiv: Mjeku Pipero tregon si po mjekohen të sëmurët në Spital

Tashme edhe pse ka kaluar me shume se 4 muaj nga fillimi i pandemmise, ende nuk ka nje protokoll mjekimi per te semuret me koronavirus

Sipas mjekut Pellumb Pipero, skemat qe aplikohen ne spitalin infektiv per pacientet e semure, jane te gjitha skema mbeshtetese pasi qe mjekim specifik te vecante per ta nuk ka.

Duke shpjeguar me tej se hidroksiklorokina qe dikur ishte ne listen e mjekimve efektive te pacienteve me koronavirus, tani OBSH e ka hequr nga lista e barnave te rekomandueshme duke e cilesuar si jo efektiv duke mos e perdorur me si mjekim tek te semuret

Si kudo në botë, edhe te ne ato janë mbështetëse, pra ne ndihmojmë të sëmurin t’i përgjigjet në mënyre adekuate infeksionit nga koronavirusi, pasi mjekim specifik nuk ka! Skemat e mjekimit përfshijnë antivirale, antinflamatore dhe/ose antibiotikë, kortizonike, oksigjeno-terapi, antiko-agulante dhe perfuzione! Dua të ritheksoj se të gjithë medikamentet e përdorura deri tani, me bujë të madhe kudo në botë, duke përmendur dhe hidroxychloroquinën nuk i kanë rezistuar kohës, pasi janë bazuar në copëza të vërtetash ose faktesh, jo në studime të randomizuara. Ndaj dhe sikundër i kanë miratuar me nxitim, i kanë hequr apo disaprovuar, tha profesor Pipero.

Relaksimi i masave ‘shtrënguese’ të distancimit social apo karantinës, fillimisht gradual e më pas tërësisht, krijoi mendimin e gabuar se virusi ‘iku’ apo nuk qarkullon më. Ishte e domosdoshme që hapja të shoqërohej me shumë më shumë informacion paraprak për sjelljen e re që duhet të kishim në raport me virusin, për të mundësuar një bashkëjetesë e cila kërkon një mënyrë të re jetese për sa kohë nuk kemi asnjë armë efektive ndaj këtij virusi dhe kjo mënyrë e re jetese është maska dhe distanca! Fatkeqësisht bashkë me hapjen ra dhe vigjilenca e qytetarëve, u shtua ekspozimi, u shumëfishuan rastet dhe si pasojë u shtuan dhe humbjet e jetëve, veçanërisht midis të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, shtoi profesori.

Kujtojme se tani ne Shqiperi janë 1160 të infektuar aktivë, ku pjesa më e madhe e te cileve rezultojne në Tiranë dhe Durrës.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News