E fundit/ Shkon ne 766 numri i personave te prekur me koronavirus në Shqiperi


Ministria e Shëndetësisë njofton se gjate 24 orëve te fundit janë verifikuar 16 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 766. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 270 persona të dyshuar, nga të cilët 16 kanë rezultuar të infektuar, 9 në qytetin e Tiranës, 5 në Krujë, 1 në Shkodër, 1 në Berat.

Në total janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitiv 766 raste.

Deri më sot 30 pacientë kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 455. 

Ju informojmë se në shërbimin Infektiv aktualisht janë 27 të shtruar, 6 prej tyre në terapi intensive. Mes të shtruarve në Spitalin Infektiv janë dhe 3 qytetarë shqiptar pjesë e misionit të KFOR-it, pozitiv me Covid-19, raste të importuara nga Kosova. Në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi” janë 6 pacientë të shtruar, 2 në terapi intensive në gjendje të rënduar. Tek të dy spitalet aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *