A i shpëtoi shqiptarët teoria e “mantusë ”? Mjeku Sulçebe i thotë të gjitha, tregon rrezikun që i kanoset virusit në qershor por ka një kërkesë


Prof. Dr. Genc Sulçebe gjate një interviste per “ABC tha se vendi ynë fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për trajtime infektive.

Si ju duken teoritë e “mantusë”?

Sulçebe: “Vendet të cilat vaksinën ë e turbekulozit e kanë të detyruar tashmë është fakt se infeksioni i këtij virusi kalon më lehtë. Vaksina e turbekulozit është një mikrob i dobësuar që të mos japë sëmundje, injektohet dhe jep një mbrojtje të kryqëzuar.

Mesa duket një hipotezë e tillë po faktohet nga dy studime që po realizohen në Holandë dhe Australi. Por, ende kjo hipoteze nuk ka një ndikim praktik.

Një faktor i rëndësishëm është se popullata e moshuar është shumë e grumbulluar në azile ku virusi futet dhe bën kërdinë” duke u përhapur sa më shumë. Fundi i majit , qershori do jenë rrezik për virusin. Ky virus mesa duket nuk e duron diellin.”

Ndërsa sa i përket maskave ai theksoi se duhet të jenë të detyrueshme pasi sipas tij janë i vetmi mjet mbrojtës.

“Një maskë e shëndetit publik duhet të jetë e detyrueshme, ndërsa dorezat nuk janë të nevojshme pasi shumë e rëndësishme është larja e duarve. Virusi nuk qëndron në rërë, gurë apo det, por problemi qëndron të distanca. Por problemi qëndron te ambientet publike pasi aty janë vatrat e infeksionit, por me një edukatë të mirë anticovid, mund të shkohet në plazh pa pasur frikë”, u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *