Jeta jonë për shkak të koronavirusit mund të ndryshojë: do të jetë e nevojshme të vishim një maskë (mbase edhe në plazh), duhet të heqim dorë nga përqafimet për një kohë të mirë dhe mbase nuk mund të shijonim daljet neper kafene siç kemi bërë më parë.
Pasi të përfundojë urgjenca, në të vërtetë, do të jetë një kthim gradual i normalitetit i cili akoma mund të kthehet përmbys. Plani i qeverive parashikon një hapje graduale i cili sheh mundësinë e hapjes së restoranteve apo aktiviteteve te ngashme si aktivitetet e fundit qe do te rihapen.
Megjithate eksperti në spitalin San Raffaele në Milano, Massimo Clementi, është pozitiv duke thene se verën e vitit 2020 mund të shkoni në plazh, por ndoshta me një maskë transmeton Atdhenews.
“Do të kemi një përvojë të rëndësishme pas kraheve – thotë eksperti – por do të jetë ende e gjallë falë rënies së konsiderueshme të infeksionit.
Mund të shkosh në det, duke veshur maskën tënde pasi mbron të tjerët dhe nëse ne të gjithë e vendosim, i japim fund infeksionitLarja e duarve është thelbësore, siç është vënia e dorezave kur bëni pazar.” /Atdhenews.com/