Italia në fillimet e pandemisë ishte një nga vendet më të prekura, ku kishte ditë që numri i jeteve te humbura i kalonte 900.
Tani duket se situata është qetësuar, pasi numri i personave qe humbin jetet dhe të infektuarve është çdo ditë në ulje.
Italia ditën e sotme ka shënuar 5 jete te humbura, ndërsa vendi ynë ka shënuar 6 humbje jete nga koronavirusi.
Sakaq, autoritetet italiane kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 274 persona.
Kujtojmë që në Itali deri më tani 35,102 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 245,590.
Mesa duket perdorimi i detyruar i maskave si dhe ndergjegjesimi i popullates ka sjelle dhe permiresimin e situates ne Itali pas heqjes se masave shtrenguese, ne ndryshim nga vendi yne ku duket se shumica nuk eshte ndergjegjesuar aq sa duhet duke e marre seriozisht kete pandemi.
Be First to Comment