News

75 vjeçari me një mushkëri fiton betejën kundër koronavirusit: “Eshtë fantastike të kthehesh në shtëpi dhe të flesh në krevatin tënd”

Mrekullitë ekzistojnë. E dëshmon kjo histori e 75 vjeçarit William Burns.

Ai jeton vetëm me një mushkëri dhe arriti të fitonte betejën me koronavirusin pas 4 javëve të vështira në spital e problemeve me frymëmarrjen.

Dje ai la spitalin Crosshouse në Aurshire, Skoci, mes duartrokitjeve të personelit mjekësor

Më përpara 74 vjeçari ka mundur betejën e kancerit të prostatit, dhe në 2007 u detyrua të hiqte një mushkëri po për shkak ta kancerit

Kjo do të thoshte se frymëmarrja e tij ishte më e vështirë se e kujtdo personi tjetër që infektohet nga COVID-19.  

Burns, që është babai i 5 fëmijëve dhe 14 nipërve dhe mbesave u izolua në spital dhe për 14 ditë nuk pati asnjë kontakt fizik me asnjë prej njerëzve të tij të dashur.

“Është mrekulli që unë arrita tia dilja. Besoj në forcën e trurit. Në asnjë moment nuk kam menduar se nuk do ia dilja. Kam qenë sëmurë dhe më përpara por ky ishte më i keqi.”

Doktorët nuk kishin dhënë shpresë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore por gjithçka shkoi mirë.

“Më kishte munguar ajri I pastër dhe është fantastike të kthehesh në shtëpi dhe të flesh në krevatin tënd” tregon Burns.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News