News

“Vranësira dhe reshje shiu”, Metereologu Hakil Osmani zbulon cfarë moti pritet në fundjavë

Meteorologu Hakil Osmani ishte i ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania për të bërë parashikimin e motit për muajin gusht. E ndërsa meteorologu tha se nuk pritet të kemi më valë të të nxehtit të tilla si ato të korrikut, ai dha lajme të këqija për ata që duan të shkojnë në det këtë fundjavë.

Sipas Hakil Osmanit e gjithë java do jetë me mot të kthjellët, ndërsa në fundjavë do kemi prezencë të vranësira dhe madje ekziston mundësia të kemi edhe reshje shiu.

“Nëse flasim për këtë javë, do kemi mot me kthjellime shumë pak do jenë prezente vranësirat. Ka mundësi që gjatë fundjavës të kemi shtim të vranësirave e mund të kemi edhe reshje shiu në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore”,-tha Hakil Osmani.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News