News

Studim i fundit kinez: Koronavirusi mund të përhapet edhe nga gazrat e personave të prekur

A përhapet koronavirusi nepermjet gazrave? Pantallonat që vishni mund të ndërpresë transmetimin e koronavirusit tek personat e tjerë, njofton qendra e kontrollit të sëmundjeve në Pekin.

Në një artikull të gjatë dhe në dukje me humor, por serioz, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Pekin, sqaroi se gazrat mund të transmetojnë koronavirusin vetëm nëse dikush e nuhat mirë dhe është shumë pranë një pacienti që nuk ka veshur pantallona.

Pra nëse një person me COVID-19 lëshon gazra dhe është i veshur me pantallona dhe ndodhet larg jush, nuk përbën asnjë problem.

Komente nga CDC-ja erdhën pasi kishin lindur shumë shqetësime në popull. Këto shqetësime u thelluan edhe më shumë pas gjetjes që ka bërë një ekip hulumtues i udhëhequr nga këshilltari i lartë mjekësor kinez Zhong Nanshan, ku tregoi se koronavirus gjendeshe edhe tek urina dhe feçeja e pacientëve të infektuar.

Por CDC thekson se për sa kohë që të gjithë veshin pantallonat e tyre, nuk ka pse të shqetësohen për ndonjë rrezik të gazrave. globaltimes.cn

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News