News

Shkencetaret amerikane shpikin filtrin e ajrit që eliminon koronavirusin

Disa shkencëtarë nga Universiteti i Hjustonit në SHBA ka dizenjuar një filtër ajri që është i aftë të “vr asë në moment” koronavirusin. Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.

Kërkuesit shkencorë amerikanë theksojnë se prodhimi komercial mund të nisë menjëherë. Ata mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, duke e bërë të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi se koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit, sidomos në ambiente të mbyllura.

Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News