News

Shpërthejne rastet me koronavirus/ Trefishohen kërkesat për tamponë, mijëra telefonata. Çfarë po ndodh tek Urgjenca..

Java e dytë e muajit korrik ka shënuar rritje të numrit të telefonatave në numrin 127 të Urgjencës, kjo edhe për shkak të rritjes së madhe të shifrave të të infektuarve ditët e fundit.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton përmes një statusi në rrjetet sociale se “më shumë se 15 mijë thirrje kanë mbërritur drejt numrit 127 në javën e dytë të muajit korrik, duke regjistruar një tendencë në rritje, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19”.

“Po ashtu nisur nga situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 është rritur edhe numri i misioneve, ku stafi i terrenit të Urgjencës Kombëtare ka dhënë ndihmën mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë pasur nevoja mjekësore“.

Por “fatkeqësisht është trefishuar edhe numri i referimit për tampon te epidemiologët, çka nënkupton se është një tendencë në rritje edhe e numrit të të infektuarve”, thekson Qendra Kombëtare e Urgjencës.

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, QKUM këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

• Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.

• Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.

• Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).

• Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

Të nderuar qytetarë evitoni festat apo ceremonitë me më shumë se 10 persona në këto ambiente, dhe për më tepër duhet të jenë të rrethit të ngushtë familjar.

Respektimi strikt i masave të vendosura do të ruajnë shëndetin tuaj dhe njërëzve tuaj të dashur.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127
QKUM në shërbimin tuaj!

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News