News

Po protestonin kundër Wizz Air, Polici i Rinasit terrorizon qytetaren, e shtyn me forcë: Mbylle gojën, do hysh në burg!

Një efektiv i policisë së Rinasit është përplasur dje me një qytetare që protestonte për vonesën e avionit të kompanisë Wizz Air. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, sjellja e policit është skandaloze. Ai i drejtohet qytetares si një gangster rrugësh dhe jo si një efektiv policie dhe në fund e kërcënon me burg.

Në fillim i bën me shenjë që të mbyllë gojën dhe më pas i tregon me krenari emrin që edhe po të ankohet për të nuk e tremb aspak ky fakt.

Sipas raportimeve për JOQ, qytetarët po protestonin kundër kompanisë Wizz Air dhe mes tyre u fut policia.

Kjo është sjellja e efektivëve të policisë në aeroportin e Rinasit, të cilët duket se e trajtojnë detyrën si rrahje gjoksi dhe jo në shërbim të qytetarëve. Ndoshta probemi është i vetëm këtij efektivi, personal, por kaq mjafton që turistët të marrin përshtypjet e para nga Shqipëria.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News