News

Një qytetar konfirmohet me koronavirus pas një aksidenti në Durrës

Një person ishte shtruar në Spitalin e Traumës pas një aksidenti rrugor të ndodhur. Më pas, ai u konfirmua edhe pozitiv me koronavirus. Këtë lajm e dha specialistja pranë Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi pas interesimit të mediave.

“ Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës.”

Këtë të diel në vendin tonë u shtuan 13 raste të reja, duke e çuar kështu në 446 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News