News

Nis ‘luf ta’/ Marina greke që llon drejt jahtit turk, pla gosen 3 persona

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura.

Siç thuhet në një deklaratë të Marinës Helenike:

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

Të sh tënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”.

Raportimi i medieve turke

I njëjti incident raportohet edhe nga mediat turke, të cilat akuzojnë Greqinë për hapjen e zjarit dhe pla gosjen e dy turqve dhe një shtetasi sirian.

Konkretisht, sipas Gardës Bregdetare Turke të cituar nga shtypi turk: ??”Greqia që lloi mbi një varkë që transportonte qytetarë nga ishulli Rodos në Detin Egje”.

Më tej në deklaratë thuhet se rojet bregdetare kanë thënë se dy turq dhe një shtetas sirian u pla gosën dhe varka u mb yt për shkak të su lmit.

Thuhet se sulmi ndodhi në orën 00:40 GMT, në ujërat Greke, 7.2 milje detare nga krahina turke e Mugla. Po ashtu u bë e ditur se një ekip i urgjencës u dërgua me katër anije dhe një ekip zhytjeje pas s ulmit.

Ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk shpëtimtar, por nuk dihet gjendja e tyre.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News