News

Nderron jete nëna e kryeministrit Rama, ja dedikimi prekes qe i ben ai

Diten e sotme eshtë ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në rreshtat prekëse, Rama shkruan se ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë.

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam, shkruan Rama.

Aneta Rama ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa ishte shtruar në spital, por një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News