News

Loja e rrezikshme ‘Jonathan Galindo’, 5 fëmijë shqiptarë bien v iktima

Vikt ima të lojës së rrezikshme Jonathan Galindo kanë rënë edhe 5 fëmijë shqiptarë. Kjo lojë mbetet në vijimësi të lojës tjetër të rrezikshme Balena Blu e cila shkaktoi jo pak viktima.

Lidhur me rastin në vendin tonë ka folur eksperti Mirgit Vataj që ka shpjeguar mënyrën si një fëmijë mund të bjerë pre e lojës.

Loja dëmton psikologjikisht dhe fizikisht fëmijët.

Jonathan Galindo është një lojë e cila shtyn fëmijët nga mosha 10 deri në 18 vjeç drejt vetëv rasjes. Ajo nis me një link i cili vjedh të dhënat personale të fëmijëve dhe iu kërkon atyre të jenë pjesë e lojërave të tjera virtuale ku u imponohet të torturojnë veten.

Mësohet se shumë fëmijë janë shantazhuar dhe kërcënuar për t’u bërë pjesë e lojës.

Lidhur me rastin ka folur edhe psikologia Lediana Braho e cila fton prindërit të tregohen vigjilentë dhe mos lejojnë që fëmijët e tyre të qëndrojnë gjatë në rrjetet sociale për të shmangur kështu një varësi të mundshme ndaj lojës.

Jonathan Galindo nis me një ftesë në rrjetet sociale dhe duket argëtuese në fillim pasi në pamje shfaqen disa qenushë por më tej shkatërron fëmijët duke ushtruar presion psikologjik ndaj tyre.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News