Kush thotë se nuk ekziston koronavirusi, dënohet! Miratohet ligji i ri ne kuvendin..


Një ligj me një nen të paprecedentë është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit. Pjesë e ligjit ishte neni që kush dhe e shpreh këtë, dënohet.

Votimi u bë në një unitet shembullor që u përshëndet edhe nga nismëtarja e këtij ligji, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ky ligj ka mbetur deri më sot peng i politikave, tha ajo nga foltorja e Kuvendit, por votimi i sotëm është një shembull i mirë i angazhimit domethënës në hapa konkretë për parandalimin e pandemisë. Në fakt, ajo që Osmani e cilëson një arritje, ka në përbërje edhe një pikë sipas të cilës i hiqet e drejta çdo njeriu që të përçojë dyshimet e tij mbi ekzistencën e koronavirusit, te persona të tretë.

“Nëpërmjet këtij ligji parashikohen ndëshkimet në veçanti për ata persona që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë informacion se nuk ka koronavirus. Duhen ndëshkime konkrete për persona të tillë pasi dëmi që bëjnë në shoqëri në kohë pandemie është jashtëzakonisht i madh dhe dezinformata të tilla nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, tha Osmani.

Por në këtë situatë pandemike që ndodhet bota, ku askush nuk ka një informacion konkret mbi koronavirusin dhe pasojat e tij, cila mund të merret si e vërtetë? A nuk cenon një ligj i tillë të drejtën e të shprehurit apo lirinë e të menduarit ndryshe? Pyetje si këto pritet të marrin përgjigje në vijim teksa do të vërehen masa konkrete ndaj personave me ndikim meqë edhe ligji do të zgjasë aq sa edhe pandemia vetë.

Ligji parashikon të ketë vlerë për një kohë të caktuar. Ai hyn në fuqi menjëherë, por shfuqizohet automatikisht, nga pushimi i arsyeve për nxjerrjen e tij. Në Kuvend, ai mori 77 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që 7 deputetë abstenuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *