News

“Kam humbur familjen”: Flet vajza e mbijetuar e tra gjedise në Tiranë

Blerta është e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi, të cilën e kanë ndjekur tragj editë që prej vendit të origjinës, Përmeti.

Fillimisht babai i dha fund jetes duke u hedhur nga pallati për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të furnizuar familjen me para sepse ishte invalid.

Në këto kushte, familja u transferua në Tiranë për një jetë më të mirë, por këtu janë indoktrinuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se Blerta Josifi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe gjendet e shtruar në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, ndërsa mësohet se ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

“Kam humbur familjen”, është shprehur ajo duke vijuar të qajë.

Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të pajete brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.

Dyshohet se Anisa Josifi kishte nderruar jete prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj ulliri duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta.

Anisa është gjetur në krevatin e saj në shtëpi, kurse trupi i Zhaneta Josifit u gjet e shtrirë në dysheme. E shtrirë në dysheme u gjet edhe Blerta Josifi, por për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetën.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News