News

“Jua bëfsha o dreqër”/ Fëmijët i ndërprenë mësimin online, mësuesja humb kontrolin: O kafshë e dreqit!

Pas mbylljes së shkollave në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit, prej disa ditësh mësimi ka nisur të zhvillohet virtualisht.

Tashmë, nxënësit do t’i marrin mësimet online nga mësuesit e tyre, përmes rrjeteve sociale, apo platformave të ndryshme të posaçme.

Mesa duket, kanë nisur edhe problemet e para me mësimin online.

Kësaj here nuk bëhet fjalë për nxënësit, por vetë mësuesit, të cilët duket se nuk janë “adoptuar” mirë me teknologjinë.

Bëhet fjalë për një audio-mesazh të regjistruar në WhatsApp, i cili po bën xhiron e rrjetit, protagoniste e të cilit është një mësuese.

Siç dëgjohet dhe në videon e mëposhtme, teksa mësuesja nis t’u shpjegojë nxënësve të saj mësimin, ajo ndërpritet nga fëmijët e saj, të cilët nisin të qajnë dhe bërtasin, duke e penguar atë të ushtrojë punën.

Në një moment, mësuesja e humb toruan dhe shpërthen ndaj fëmijëve të saj, duke iu drejtuar atyre me fjalë të rënda, të cilat nuk i kanë hije dikujt që ushtron një profesion të tillë.

Duket se mësuesja e ka harruar hapur telefonin në momentin kur iu bërtet fëmijëve të saj, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë nga nxënësit dhe ka përfunduar në rrjetet sociale, duke u bërë viral.

Mësuesja dëgjohet t’u drejtohet fëmijëve të saj me fjalët:

Juaa bëfsha o dreqër. Ça do? Ju marrtë dreqi, kam punë o dreqër! Vajti dreka, po presin për mësime. Ku e ke kompjuterin, ndize tani se do të të vdes ty fare. O kafshë e dreqit! Më hëngrën këta dreqër mua, më çmendën, s’u bënë njëherë një… Çohu, hap ndonjë libër! Çohu se do ta këpus kokën! Ke dy javë nuk lexon asgjë! Bëj detyrat! Do vij për pesë minuta do t’u kontrolloj detyrat. Janë 10 data, ishalla nuk i keni të bëra detyrat, ua rregulloj unë juve!

Episodi i pazakontë mendohet se ka ndodhur në qytetin e Lushnjës.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News