![](https://lajmiifundit.com/wp-content/uploads/2023/09/mumje.webp)
Një e moshuar jetoi me nënën e saj të mumifikuar për më shumë se 30 vjet. Policia ka zbuluar trupin e ruajtur pranë simboleve fetare në banesën e saj.
Gruaja jetonte me trupin e pajetë të nënës së saj në një apartament në Ukrainë.
77-vjeçarja i kishte mbajtur mbetjet e nënës së saj të vdekur për të paktën 30 vjet në një banesë të mbushur me mbeturina duke përfshirë dhe një grumbull të madh gazetash.
![3 3](https://i0.wp.com/shqiptari.net/wp-content/uploads/2018/02/3.jpg?w=203&h=286&ssl=1)
![2 2](https://i0.wp.com/shqiptari.net/wp-content/uploads/2018/02/2.jpg?w=429&h=286&ssl=1)
![1 1](https://i0.wp.com/shqiptari.net/wp-content/uploads/2018/02/1.jpg?w=636&h=954&ssl=1)
Zyrtarët u përballën me trupin e shtrirë në një divan pranë një ikone fetare. Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar fillimisht se e moshuara mbante trupin e mumifikuar të nënës në apartamentin në qytetin e Mykolaiv.
Gruaja u gjet e shtrirë në një dhomë në dysheme dhe kishte nevojë urgjente shëndetësore.
Ajo kurrë nuk lejonte që ta hapte derën e saj të apartamentit. Pavarsisht kësaj, fqinjët u përpoqën të kujdesen për të duke i lënë ushqim tek pragu i derës.