News

Ja kur rikthehet karantina/ Flet drejtuesja e Komitetit Anti-Covid

E ftuar ne emisionin Top Talk ne Top channel në fjalën e saj, Rakacolli theksoi se shtimi i numrit të rasteve me Koronavirus keto dite ne vendin tone, ishte e parashikuar në politikat e hapjes.

Po ashtu shtoi se rikthimi në karantinë për momentin nuk është një opsion. Por nëse numri i të infektuarve do të pësojë rritje dhe do të rrezikojë sistemin tonë shëndetësor, karantinimi do të rikthehet sërish.

Mira Rakacolli shpjegoi se përse QSUT-ja është kthyer në një vatër infektimi.

Atëherë unë nuk do të përdorja fjalën qendër e përhapjes. Sepse rastet aktive nuk janë përhapur të gjitha nga QSUT-ja. Infektimi i personelit shëndetësor është një fenomen mbarë botëror dhe është një fenomen i pranishëm në çdo strukturë që merret me trajtimin e sëmundjeve infektive.

Edhe përdorimi nga njerëzit më rigorozë i mjeteve mbrojtëse. Siç është si astronauti duhet përdorimi me atë veshje qe të mbron nga kontakti me virusin, por virusin e merr dhe me ato veshje mbrojtëse. Një pjesë e mirë e personelit mjekësor e merr virusin nga zhveshja e këtyre veshjeve

Gjithashtu Rakacolli u bëri apel qytetarëve që të respektojnë masat e thëna, të mbajnë maska në ambiente të mbyllura, të përdorin dezinfektantë, pasi në këtë mënyrë nuk rrezikojmë të rikthehemi në karantinë.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News