News

Dje kishte ditëlindjen dhe sot humbi jeten tek Infektivi, 49 vjeçarja nënë e 7 fëmijëve, jetonte në kontenier se shtëpinë ia prishi..

Diten e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një 49 vjeçare, e cila ndodhej prej 10 ditësh në gjendje të rëndë dhe e intubuar.

Mësohet se dje gruaja ka pasur ditëlindjen dhe fëmijët dhe e motra i kanë dërguar buqetë me lule, në pamundësi për të festuar. “Edhe 100 vjeç, nga motra dhe fëmijët e shtrenjta jonë”, kanë shkruar ata në një kartolinë të vendosur mbi buqetë.

Por drama e saj duket se kishte nisur kohë më parë.

49 vjeçarja që ishte dhe nënë e 7 fëmijëve, jetonte prej shumë muajsh në çadër me fëmijët dhe vjehrrën, 73 vjeçaren Xhume Hoxha. Shtëpia ku ata jetonin u shkatërrua nga tërmeti ndaj dhe u detyruan të jetonin në çadër.

Disa muaj më parë newsbomb.al ka publikuar rastin e nënë Xhumes, e cila i bënte apel kryeministrit që t’i mundësonte një kontenier për strehim.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News