News

I gjithë qyteti në gjunjë, dhe me kokën ulur… Përcillen për në varreza nëna dhe djali i saj 7-vjeçar

Dhimbje e thellë dhe nderim i pamatë. Në gjunjë, me kokën ulur, në rresht për një, kështu e kanë përcjellë qytetarët makinën e mortit që mbante arkivolët e një nëne dhe djalit të saj në Ukrainë.

35-vjeçarja Viktoria Rekuta dhe djali i saj vetëm 7 vjeç, Maxim Zhariy vdiqën pasi një bombë ruse goditi qytetin Malaya Mochulka, në kufirin juglindorr me Moldavinë.

Teksa kortezhi i funeralit ecte në rrugë, qytetarët u gjunjëzuan për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Nënë e bir ishin duke vizituar një klinikë në qytetin e afërt të Vinnytsia rreth orës 10:50 të mëngjesit të së enjtes, kur ajo u godit nga një raketë ruse Kalibr e lëshuar nga një nëndetëse në Detin e Zi. Sulmi la 24 viktima gjithsej, dhe përveç 7-vjeçarit humbën jetën dhe dy fëmijë të tjerë.

Skenat e dhimbshme nga procesioni funeral vijnë vetëm një ditë pasi një fëmijë tjetër, Liza Dmytrieva, katër vjeçare, u varros pasi u vra në sulm. Vdekja e Lizës u bë një simbol i luftës së tmerrshme të Putinit në Ukrainë pasi imazhet e karrocës së saj të njollosur me gjak u zbuluan në mediat sociale.

Një fëmijë tjetër, Kirill Pyakhin, tetë vjeç, gjithashtu vdiq në sulm të enjten, ndërsa ai priste në makinë me xhaxhain e tij për gjyshin e tij, i cili kishte shkuar për të marrë ca para në një bankë aty pranë.

What is your reaction?

Excited
0
Happy
0
In Love
0
Not Sure
0
Silly
0

You may also like

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in:News